Bolivia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për shkak të sulmeve në Rripin e Gazës

Bolivia do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, njoftoi të martën ministria e jashtme e vendit, duke përmendur “krimet kundër njerëzimit” në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite .

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës bënë që Bolivia të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin në vitin 2009, por ato u rivendosën në vitin 2020 nën presidencën e Janine Anies.

Kujtojmë se më 7 tetor grupi militant islamik Hamsas, sulmoi Izraelin, duke shkaktuar dëme të mëdha njerëzore dhe materiale dhe prej atëherë forcat izraelite janë përgjigjur, duke e kthyer konfliktin në luftë.

 


Shtuar 31.10.2023 22:16