Futbollisti Bledar Zefi i skuadrës së Shënkollit, është arrestuar nga policia pasi dhunoi abritrin e ndeshjes mes Shënkollit dhe Sopotit, e vlefshme për Kategorinë e Dytë.
Lojtari dhunoi fizikisht abritrin 34-vjeçar, duke bërë që ky i fundit të dërgohej në spital për ndihmë mjekësore.
31-vjeçari u arrrestua në flagrancë për akuzën e goditjes për shkak të detyrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme