Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbështet SPAK në luftën kundër korrupsionit.
Duke theksuar se lufta ndaj korrupsionit është prioritet për PD-në, Basha i bën thirrje SPAK që të ndëshkojë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë.
Lulzim Basha: Rritja e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse dhe papunësia e lartë, e ka vështirësuar jetën e tyre, sidomos të pensionistëve.
Shqetësimet e qytetarëve dhe biznesit lidhen edhe me çmimin e naftës, gazit, energjisë. 1 në 3 familje nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit, duke e bërë edhe më të vështirë situatën për mijëra familje.
Paratë që duhet të shkonin te qytetarët, sot përfundojnë në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeveritarë të korruptuar.
Shqipëria më e varfëra në rajon, renditet ndër vendet më të korruptuara të botës.
Prandaj lufta kundër korrupsionit është për Partinë Demokratike prioriteti kryesor. Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë./Albeu.com