Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë përpara shkollës së mesme “Kristaq Capo” në Berat. Raportohet se një makinë e “Autoshkollës” është përplasur me një motor.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Spitalit të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raportimeve paraprake, shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i autoshkollës që ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka kryer një manovër të gabuar. Policia thotë se drejtuesi i autoshkollës ka qenë i dehur në timon dhe është shoqëruar në polici.