Barcelonës s’ka kush i del para, merr fitoren e tretë radhazi dhe “blindon” kreun e grupit

Barcelona ka fituar ndaj Shakhtar Donjetckun në ndeshjen e vlefshme për raundin e 3-të në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Katalanasit triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj ukrainasve. Të parët që kaluan në avantazhin ishin vendasit me Torres ndërsa në të 36′ Lopez dyfishoi shifrat.

Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë për skuadrën e Çavit. Ndërkohë miqtë arritën të realizonin vetëm një gol në minutën e 62-të.

Pas kësaj fitore Barcelona shkon në kuotën e 9 pikëve të plota ndërsa ukrainasit ngelin po në vendin e 3-të.


Shtuar 25.10.2023 20:54