Planifikoi të abuzonte me një foshnjë 12-javëshe, burgoset 71-vjeçari

Një 71-vjeçar britanik, i cili u shpall fajtor pasi u përpoq të përdhunonte një foshnjë 12 javëshe është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg.

Mark Whalley nga Mançesteri u arrestua në hollin e hotelit në qendër të qytetit të Mançesterit, ku dyshohet se kishte planifikuar të kryente aktin e pështirë.

Kur u arrestua ai pohoi në polici se kishin gabuar duke pretenduar se ai kishte shkuar në hotel për të takuar një person të njohur.

Autoritetet britanike (Agjencia Kombëtare e Krimit) ishin informuar nga policia norvegjeze për 71-vjeçarin, i cili zbuloi se burri kishte diskutuar “interesin” e tij seksual për fëmijët nën moshën 12 vjeç në platformën online Wickr.

Në këto postime, Whaley gjithashtu dyshohet se përshkroi abuzimin ekstrem që ai kishte planifikuar duke shpërndarë gjithashtu foto të pahijshme të fëmijëve.

Sipas Sky News, 71-vjeçari ishte tashmë nën hetim për shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve që u gjet në pajisjet e tij në vitin 2021.

“Mark Whaley është një kriminel i rrezikshëm që kishte në mënyrë të qartë qëllimin të përdhunonte një foshnjë. E arrestuam dhe tani do të kalojë shumë vite burg për krimet e tij”, tha një përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Krimit./Albeu.com


Shtuar 25.10.2023 09:23