Oficeri i Policisë Ilirjan Ziu ka humbur jetën në moshën 56-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Delvinë.
56-vjeçari prej vitesh shërbente në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Ai njihej si një person i përgjegjshëm dhe korrekt në detyrën e tij.
Ndarja e parakohshme nga jeta ka lënë dhimbje te familjarët dhe kolegët e tij./Albeu.com