Nuk është hera e parë që personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar arrijnë të mbajnë fshehur nga publiku dhe mediet e ndryshme ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre, por nëse do të na duhej të zgjidhnim më diskretët, e sigurt që Elia Zaharia dhe Princ Leka do të kryesonin listën.
Çifti mbretëror arriti të fshihte me përpikëri lajmin e pritjes së ëmbël deri më 22 tetor të vitit 2020, ditën kur bënë me dije se ishin bërë prindër për herë të parë. Nuk vonoi shumë dhe u zbulua edhe emri i vogëlushes, Geraldina, tulipani i ri i familjes, në nderim të stërgjyshes së ndjerë.
Ditën e sotme, e vogla e familjes feston ditëlindjen e tretë dhe siç është bërë tashmë traditë, prindërit dhe familjarët e tjerë e kanë uruar në rrjete sociale. Mami Elia ka zgjedhur të publikojë disa foto me prindërit e saj dhe dajë Amosin, ndërkohë që nuk mungon as poza klasike matchy-matchy me vajzën e ditëlindjes.
Kurse princ Leka ka postuar një foto të bukur bardh’e zi ku ndjek me sy të bijën ndërkohë që hedh hapat, një moment aq i ëmbël që veç një baba mund të ketë me të bijën.
View this post on Instagram