Burrat dhe fëmijët duket se kanë qenë shumica e viktimave të sulmit që ndodhi të martën në mbrëmje, 17 tetor, në Spitalin Arab Al-Ahli.
Gazetari i Gazës, Hassan Asleeh foli për Al Jazeera dhe tha se “gratë dhe foshnjat po flinin në ndërtesat e spitalit, në katet e sipërme”. “Pra, shumica e njerëzve që u vranë ishin fëmijët dhe burrat që flinin jashtë ambienteve të spitalit,” shtoi ai.
Izraeli: Kemi prova të asaj që ndodhi në spitalin e Gazës
Ndërkohë, një video e re u publikua nga Izraeli, i cili mohon kategorikisht se ka bombarduar spitalin në Gaza, duke lënë rreth 500 të vdekur.
Videoja vjen nga një aparat fotografik i Channel 12, i konsideruar si një nga më të mëdhenjtë në vend, që tregon Rripin e Gazës.Në një pamje statike, Izraeli pretendon se tregon vendin e nisjes dhe spitalin.
For those of you still questioning what happened at the al-Ahli Hospital in #Gaza last night, we have receipts.
Watch: pic.twitter.com/n7yN68WyAv
— Israel ישראל ?? (@Israel) October 18, 2023
Sipas Izraelit, video tregon se “në fakt ishin raketa nga Rripi i Gazës që u hodhën në drejtim të spitalit”.
Edhe Presidenti Joe Biden, i cili ndodhet për një vizitë në Izrael, pretendoi sot se bombardimi erdhi nga ana tjetër./Albeu.com