“I ka ngel hatri me mua”, çfarë ka ndodhur mes ministrit Peleshi dhe të bijës? Aleksia: Sa më ka marrë malli!

Vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, ka postuar disa foto në Instagram, që tregojnë se ka një problem të voçkël mes tyre.

Në një nga postimet e saj, ajo ka nxjerrë një foto të Peleshit me një zyrtar ukrainës dhe shkruan: “O yll ( i ka ngelur hatri me mua).

Më tej ajo poston një tjetër foto ku shkruan: “Zemra ime, sa më mungon!”

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në raportin babë e bijë, që nga ana e ministrit ka pasur një hatërmbetje. Por ajo që dime është se Aleksia ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Peleshin, dhe nëse mes tyre ka pasur ndonjë mosmarrëveshje e sigurt që, nuk do të zgjasë shumë.


Shtuar 15.10.2023 14:40