Vdekja e 3-vjeçarit pas trajtimit në klinikën dentare, Prokuroria Tiranës nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së 3-vjeçarit pas trajtimit në një klinikë private. Hetimi ka nisur për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

“Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen ku i mituri me inicialet B.S., humbi jetën pas trajtimit në një klinikë private, si dhe interesin e shtuar të medias në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se:

Të lidhura

None found

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 më shkresën Nr.7057/k Prot të datës 04.10.2023, ka regjistruar më datë 05.10.2023 procedimin penal nr.6477 të vitit 2023, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i Kodi Penal.

Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kujtojmë se i ati i djalit, Bledar Spahiu ka treguar të gjithë kronologjinë nga momenti që iu drejtuan klinikës private të mjekut Xhaxho dhe deri në momentet e fundit të fëmijës që ndërroi jetë në QSUT.

“E kam çuar çunin e vogël Brians ke spitali privat “Roland Xhaxho” në rrugen e “Kavajës”. Kur ka dalë doktor Rolandi nga operacioni na ka thënë se doli me sukses dhe se djalit po i dilte dhe narkoza.

Rreth orës 19:00 na tha se djali ishte në rregull dhe ta merrnim në shtëpi sa ti dilte narkoza. Pas 30 minutash që kemi shkuar në shtëpi djali ka pasur temperaturë e cila i rritej, dhe duke qenë se fëmija u zverdh e kemi çuar me urgjencë te pediatria e Nënë Terezës.

Doktorit i kam thënë në sy të gjithë stafit që po ndiqte rastin e djalit tim se ‘faji është i joti pasi i ke dhënë dozë të lartë narkoze” thuhet në dëshminë e tij.

 


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş