Dentisti u tha se fëmija do të zgjohej pas anestezisë, por nuk i hapi sytë më, prindërit e 3-vjeçarit: Morëm në telefon klinikën, nuk na e hapën

Një fëmijë, 3 vjeç, ka ndërruar jetë tragjikisht, pasi kreu shërbim për dhëmbët te një klinikë dentare private.

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë. Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici.

Të lidhura

None found

Ata akuzojnë një klinikë private në rrugën e Kavajës, ku e kishin dërguar djalin për disa ndërhyrje te dhëmbët.

Sipas dëshmisë së prindërve, djalit i është bërë anestezi totale dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave, fëmija nuk është zgjuar dhe mjeku u ka thënë të shkojnë në shtëpi se do të zgjohet.

Edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin.

Më pas e kanë dërguar në pediatri dhe në gjendje kome ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë veprimet e para, është marrë në pyetje mjeku dhe stafi i klinikës dhe kanë deklaruar se i kanë dhënë sasinë e duhur, sipas tyre, të ilaçeve të narkozës.

Rasti është referuar në prokurori për veprë penale “neglizhencë në mjekim”, e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundravajtje penale dhe jo vepër penale. Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera.

 


Shtuar më 5.10.2023 12:11

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş