Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në A Shoë me Adi Krastën, ka folur për veprimet e fundit të SPAK dhe deklaratat publike të kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.
Pyetjes së Krastës se cili ishte lajmi që dha SPAK, Lala theksoi se drejtuesit Altin Dumani premtoi se do ti kalonte të gjitha pritshmëritë, duke nënkuptuar se do të godasi në nivele të larta.
Sipas gazetares, një tjetër lajm shumë i rëndësishëm që ka dhënë Dumani dhe ishte se SPAK ka ndryshuar strategjinë e hetimit, duke hetuar paratë e zyrtarëve.
Intervista:
Krasta: E zbuluat se cili ishte lajmi brenda prokurorëve, pra cili ishte lajmi i SPAK?
Lala: Kur iu bë një pyetje zotit Dumani se cilat jamë pritshmëritë e SPAK-ut. Ai tha se ne do ti kalojmë të gjitha ato pritshëmritë që keni ju deri tani, duke nënkuptuar se do të godasi në nivele shumë të larta. Edhe më lartë se Rumania me goditjet që ka bërë si pjesë e vendeve që kanë bërë reforma të thella.
Një tjetër lajm shumë i rëndësishëm që zoti Dumani dhe ishte kur tha se ne kemi ndryshuar strategjinë e hetimit. Nuk do të hetojmë zyrtarët të cilët hapin dosje se ka qindra mënyra për ti hetuar por ne jemi duke hetuar paratë e zyrtarëve. La të kuptohet se hetime të rëndësishme ka në duar dhe besoj se kishte prova të qënësishme. Ishte i qartë në qëndrimin e tij.