“Do të ta bëj dashnoren paidhaqe”, gruaja kërcënon burrin LIVE

Debati në “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan midis bashkëshortëve Adriatik dhe Margarita zhvillohet për një shumë parash. Fjalën e merr Margarita dhe shpjegon se babai i saj ka lënë një pasuri, por ajo ende nuk e ka përfituar pjesën e saj.

68-vjeçarja është e mendimit se çifti nuk duhet të kishte arritur në këtë pikë, ndërsa Adriatiku vijon të thotë se do largohet nga shtëpia. Në këtë moment, Margarita ngre disa akuza tradhtie.

Margarita: Për mua të marrë leckat, të ikë në shtëpi të vet. Unë do ta fitoj 1/3 time, do t’ia jap lekët.

Eni Çobani: Po ai thotë që do ndahem nga Margarita.

Margarita: Që  sot e tutje s’është me mua ai zagari. Ai do jetë me katunaren që ka parë nga Momli se Margarita u plak, u bë 50  vjeçe, Eni. Athinë-Tiranë, Athinë-Tiranë e kam bërë për 6 muaj. Tani si mund ta gjejmë ne, duke i rënë pianos? Çfarë kërkon ky tani?

Adriatik: Është lodhur shumë Margarita nga Ahtina në Tiranë duke shkuar e duke ardhur. Një vit që unë isha i vdekur në spital, bëja kimioterapi, Margarita gjithë paret e mia u zhdukën. Si u zhdukën këto?

Margarita: Unë sa të vdes e sa të rroj, edhe 2 vjet bëj 70 vjeçe, shtëpinë e babës unë e dua, do ta kërkoj.  Edhe po s’e mora do ma sjellë në dhe! Leku që kërkon ti nuk ka vlerë. Kërkon 1/3, të dy vajzat janë kopile, është vetëm nusja në shtëpi dhe vëllai. Mbaroi! Shko te katunarja se unë po e gjeta katunaren do ta bëj paidhaqe.

Ardit Gjebrea: Kë the do bësh paidhaqe?

Margarita: Dashnoren e atij. Katunaren e Momlit se unë u plaka, e ka marrë të re.

Adriatik: Janë fantazira!/tvklan.al


Shtuar 1.10.2023 19:06