“Pesë anëtarë të një familjeje janë zhdukur”, tragjedia në klubin e natës, 13 të vdekur nga zjarri (VIDEO)

Një zjarr ka shpërthyer në një klub nate në qytetin Murcia të Spanjës, duke vrarë të paktën 13 persona dhe plagosi 4 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje për të parë nëse zjarri ka vrarë të tjera jetë.

Shkaku i zjarrit është ende i panjohur, por pjesa më e madhe e personave janë larguar pasi ka rënë alarmi dhe të gjitha dritat ishin fikur.


“Unë isha në vendin ku mund të dilja në kohë, por pesë anëtarë të familjes dhe dy miq janë zhdukur”, tregon një nga të mbijetuarit për mediat.

Presidenti i rajonit Murcia postoi në X, dikur Tëitter, “I shqetësuar dhe i tronditur nga lajmet që vijnë nga atje (Murcia). Shërbimet e urgjencës vazhdojnë punën.”

Tri ditë zie janë shpallur në qytetin e Murcias për “ata që vdiqën në zjarrin që ndodhi në klubin e natës Teatre de Atalayas”, tha kryetari i bashkisë së Murcias, José Ballesta në X.


Shtuar 1.10.2023 17:07