Dalin pamjet e vrasjes së Afrim Bunjakut, Drejtori i Policisë tregon momentin ku terroristët serb përgatitën sulmin në Banjskë (VIDEO)

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, kanë dhënë detaje të reja nga sulmi terroris në Banjskë një javë më parë, ku u vra efektivi Afrim Bunjaku si dhe mbeteën të plagosur 3 të tjerë, si dhe u ekzekutuan 3 prej sullmuesve.

Sveçla theksoi se janë mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

Serbia u mungua vazhdimisht të thotë se nuk ka të bëjë asgjë më këtë sulm, por faktet që do të publikohen dëshmojnë që përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi u kryen në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kopaunik. Këto pamje u siguruan nga dronët e grupit terrorist të cilit i kemi konfiskuar”, tha Sveçla.

Ndërkohë Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha, ka prezantuar pamjet në Banjskë, nga ku terroristët serb përgatitën sulmit.

Gjithashtu në videon e prezantuar nga Hoxha shihet edhe momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku.


“Vrasja e tij ka ndodhur me detonim të minës antikëmbësorike të detonuar nga afërsia me teledirigjues dhe me bateri elektrike që është përdorur nga grupi terrorist”, u shpreh ai. /AlbEu.com/


Shtuar 1.10.2023 16:53