Hyn si zëvendësues dhe shënon, Myrto Uzuni kthehet të bëjë heroin për Granadan

Pasi u fut në fushë si zëvendësues, Myrto Uzuni la gjurmë menjëherë me skuadrën e Granadas. Sulmuesi shqiptar ia doli të shënojë gol ndaj Almerias, në ndeshjen e La Liga.

Uzuni pësoi dëmtim në takimin e kaluar, çka detyroi trajnerin Lopez që ta aktivizonte lojtarin shqiptar vetëm në pjesën e dytë.

Për 28 vjeçarin shqiptar ky është goli i 3-të në elitën spanjolle, pas 8 ndeshjesh kampionat.

Kujtojmë që ai mori për dore skuadrën drejt ngjitjes në La Liga në edicionin që kaloi, duke “tundur rrjetën” jo pak por 23 herë. më parë Uzuni ka kontribuar në Kroaci për Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa në Hungari mbahet mend që ka veshur fanellën e Ferencvaros.


Shtuar 1.10.2023 16:18

Tags: , , ,