Policia ka bërë të mundur arrestimin e Aldo Mustafës, një personi me precedent të mëparshëm penal.
Ai u arrestua pasditen e sotme në “Ish Kënetë” bashkë me disa persona të tjerë.
Gjate kontrollit, policia i gjeti armë zjarri që e mbante pa leje.
Pak muaj më parë, Mustafës iu bë atentat me lëndë plasëse në makinë në zonën e Shkozetit, ku shpëtoi pa lëndime.