Ramazan Rraja, i riu që dhunoi barbarisht një grua brenda ambjenteve të QSUT-së në Tiranë, është liruar nga burgu.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në ABC.
“Dje gjykata belge ka vendosur që Ramazan Rraja nuk është pjesë e këtij grupi. Nga arrest me burg është lënë në detyrim paraqitje. Është liruar dje nga gjykata në Bruksel.
Nuk janë gjetur prova që ky është pjesë e këtij grupi kriminal. Në Belgjikë kjo është çështje në hetim. Një shtetas lituanez është vrarë me porosi të mafies ruse. Ne marrim një rast atje dhe e përdorim në Shqipëri”, deklaroi Artan Hoxha.
Kujtojmë se Ramazan Rraja është nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kushëri i parë me Rexhep Rrajën, i riu që u përfshi në një skandal me ish të dashurën e tij, Xhisiela Maloku./albeu.com