Shefi i EULEX: Të tmerruar nga sulmi kundër Policisë së Kosovës

Shefit i misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, (EULEX) Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është i tmerruar nga sulmet kundër Policisë së Kosovës.

BE-ja ka reaguar më parë duke kërkuar që të verifikohen të gjitha dëshmitë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri dhe që kryesit të nxirren para drejtësisë.

Të lidhura

None found

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore e Kosovës.

Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.

Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë./Albeu.com 


Shtuar 24.09.2023 15:49