Qyteza e Belshit me liqenet dhe fshatrat përreth ishte një ndër destinacionet e preferuara të vizitorëve këtë verë për shkak të investimeve të rendësishme në infrastrukturë, njësi shërbimo dhe akomoduese, por duket se ditët e fundit turistët po hasin një problematikë që lidhet me rendin.
Grupe adoleshentësh me motora me marmita të modifikuara po bëjnë çdo mbrëmje gara në mes të qytezës të pashqetësuar as nga policia duke rrezikuar jetën e vizitorëve, banorëve dhe të tyren krahas zhurmës së padurueshme që shkaktojnë duke bërë që kushdo që ka dalë xhiro të ikë nga sytë këmbët.
Pronarët e njësive akomoduese dhe banorët janë ankuar në polici për këtë fenomen të pazakontë, por duket se deri më tani nuk ka ndërhyrë askush.
Për më tepër, ndiqni videon: