Fabrika e tullave do të fillonte sot aktivitetin: Shkrumbohet investimi 2 milion euro, lëndohet 1 punonjës (VIDEO)

Vijon të digjet fabrika e tullave në Maminas e cila u përfshi nga flakët paraditen e sotme.

Re të zeza tymi janë përhapur gjithandej pranë autostradës.

Ndërkohë bëhet me dije se të gjithë punëtorët janë evakuuar dhe zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Raportohet se një saldator ka mbetur i lënduar, 57-vjeçari Besnik Bojaku. Fillimisht ka marrë zjarr depozita e gazit dhe me pas edhe ambientet e tjera. Behet fjale për një investim që do fillonte aktivitetin sot me një vlerë 2 milion euro.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbi zjarrin e rënë në fabrikën e re të tullave në Maminas, Shijak është lënduar nga zjarri, shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Francez Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

 


Shtuar 28.05.2021 12:08