Digjet makina brenda parkingut në Tiranë

Një makinë është përfshirë nga flakët brenda në parkingun e një pallati në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në parkimin e një pallati është djegur mjeti në pronësi të shtetasit A. Z. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 28.05.2021 12:07