E njëjta skemë, me ndryshime të interpretimeve: Si duket Interi i ri i Simone Inzagit

Nga largimi i Kontes te afrimi i Simone Inzagit, lajmi pozitiv për Interin është se nga ana taktike ndryshojnë pak gjëra.

Dy trajnerët luajnë me skemën 3-5-2, por ndryshimi i vetëm është interpretimi i roleve. Inzagi është një trajner që bomberin kryesor, në këtë rast Lukaku, duhet të jetë pika e referimit dhe jo të sakrifikohet, siç bënte me Konten.

Në lojën nga krahët të dy kërkojnë thellësi, por Inzagi e pëlqen teknikën në mesfushë dhe Eriksen mund të jetë titullar.


Shtuar 28.05.2021 11:29