Zbardhen diskutimet në takimin Berisha-Bardhi, Salianji i prerë: Kush voton pro qeverisë, të përjashtohet nga grupi i PD

Me nismë të Gazment Bardhit dhe prani të Sali Berishës, deputetët e opozitës po mbajnë sot një tryezë të përbashkët në Kukës.

I pranishëm në këtë tryezë ishte dhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili nënvizoi rëndësinë që opozita të ketë një qëndrim të qartë për reformën zgjedhore.

Mes të tjerash Salianji është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, ndërsa theksoi se kushdo që voton pro qeverisë, duhet të përjashtohet nga grupi i PD.

Salianji: Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura, por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me primaret. Kushdo që voton pro qeverisë dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSH duhet të përjashtohet nga grupi. Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë./Albeu.com


Shtuar 19.09.2023 13:56