Pas një sezoni të gjatë dhe të suksesshëm, Dafina Zeqiri ka nisur pushimet. Këngëtarja e njohur ka zgjedhur ishullin e preferuar të “vip-ave” për të pushuar, pikërisht Mykonos-in.
Këto pushime artistja po i kalon me partnerin e saj të përfolur, biznesmenin Kreshnik Gjergjin.
Në një foto ku tregohet pamja e vendit, Zeqiri shkruan: “Unë kurrë nuk humbas, ose fitoj ose mësoj.”
Megjithatë, ndonëse me pushime Dafina ka zbuluar se të premten do të publikohet kënga e saj e re “Xhane xhane” që do të jetë në bashkëpunim me Klajdin dhe Brunon./Albeu.,com