Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një pallat në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë ditën e sotme.
Zjarri është përhapur në gjithë pallatin, teksa është përfshirë nga flakët edhe një tjetër pranë tij.
Të lidhura
None found
View this post on Instagram
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit, megjithatë puna për shuarjen e flakëve është e vështirë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
@albeu.com #tirane #zjarr #viral #viralvideo #viraltiktok #fyp #albeu #albeucom #fypシ゚ #fypシ゚viral #shqip #shqiptaretneperbote??? ♬ original sound – ALBEU
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale duken dy pallatet që digjen, teksa tym i zi del nga terraca e tyre.


