Këngëtarja Ruensa Haxhia është liruar nga burgu.
Në seancën e sotme gjyqësore, togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Avokatët kanë pretenduar se kontrolli i banesës së këngëtares ishte i paligjshëm, sakaq, sipas mbrojtësve, 5 rrënjët e kanabisit i ka mbjellë për kuriozitet.
Ndërkohë prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Kujtojmë se Enca u arrestua të hënën nga policia, pasi në ballkonin e banesës së saj kishte kultivuar 5 bimë kanabis sativa.
Efektivët e Komisariatit nr. 1 përmes të dhënave të marra nga inteligjenca informative ndërhynë pasditen e së hënës në banesën e këngëtares në “Sunrise Residence” dhe gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan bimët në ballkon.
Enca jetonte prej 6 muajsh në vilën në fjalë, e cila ishte në pronësi të saj, kthyer nga jashtë shtetit. Ajo bashkëjetonte me një shtetas të huaj, i cili ishte aty kur policia ndërhyri. I pyetur nga hetuesit ai ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni në lidhje me rrënjët e kanabis sativa, ndërsa nuk është kujdesur asnjëherë për to.
Ndërkohë Enca, para policisë, deklaroi ditën e arrestimit se drogën e kishte për përdorim vetjak.