Siç edhe u njoftua nga takimi i parë, sot po zhvillohet takimi i radhës ,e dyer të mbyllura.
Në takim marrin pjesë Gazment Bardhi dhe Sali Berisha si dhe deputetëve që i mbështesin.
Ditën e sotme deputetët pritet të firmosin kërkesën që do t’i drejtohet Kuvendit për të ngritur komisionin për hetimin e koncensioneve në shëndetësi, për hetimin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS, dhe komisionin për hetimin e konfliktit të interesave për pushtetarët.
Në këtë mbledhje marrin pjesë më shumë se 33 deputetë, por nuk ka konfirmim për numrin e saktë.