Qetsor Ferrunaj krah Nevina Shtyllës në ekran, zbulohet projekti i ri

Qetsor Ferrunaj do ta shohim këtë sezon si kurrë më parë, në një emision televiziv.

Fituesi i “Big Brother 2” dhe pjesëmarrësi në “Big Brother VIP 2” do të jetë krah moderatores Nevina Shtylla, në një rubrikë të re në “E Diell”.

Nevina dhe Qetsori do të moderojnë “Të bëftë mirë”, një rubrikë gatimi në vende të ndryshme të Shqipërisë. Publiku do të shijojë nga ekrani pjatat tradicionale, por padyshim, nuk do të mungojnë informacionet dhe bisedat e këndshme.


Shtuar 12.09.2023 19:38