Zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit, PS do të mbajë numrin 1 në fletën e votimit, “Bashkë Fitojmë” numrin 2

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahën në Kukës më 24 shtator.

Gjatë mbledhjes së sotme në short ka rënë në numrin 1 në fletën e votimit ta mbajë kandidati i PS, Albert Halilaj.

Ndërkohë që kandidati i opozitës Emri Vata do të mbajë numrin 2 në fletën e votimit. Vata do të jetë nën logon e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për shkak se Lulzim Basha ka nën zotërim vulën dhe logon e PD-së.

Qytetarët e Kukësit mund t’u drejtohen Qendrave të Votimit në 24 shtator. Fleta e votimit të jetë në ngjyrë të artë, njësoj si ajo në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ndërkohë, QV do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.


Shtuar 12.09.2023 19:34