Luiz Ejlli bashkon forcat me Flori Mumajesin, balada që do prekë zemrat e shqiptarëve

Luizi ka publikuar një foto me djemtë e “Threedots”, Klajdi Harunin dhe Brunon, postim i cili ka marrë vëmendjen ditën e sotme.

Sipas burimeve nga Top Channel, kompozitori i njohur Flori Mumajesi po përgatit një baladë për Luizin, e cila do publikohet në vjeshtë dhe me siguri do të prekë zemrat e gjithë shqiptarëve.

Gjithashtu mësohet se për një javë do dalë kënga e re ritmike e Luizit me titullin “Amaneti”, e cila ka të bëjë me amanetin që nëna i jep për t’u kujdesur dhe për ta dashuri partneren e tij sa të ketë jetë.

Nëna më tha vetë, amanet, amanet.

Duaje sa të kesh jetë, amanet, amanet

Më kujtohet dita kur i pashë ata dy sy

Me shpirt e njiva se kisha me u lidh me ty

Janë këto disa vargjet e para të këngës së re të Luiz Ejllit, që zbulohen ekskluzivisht për publikun nga Top Channel.


Shtuar 1.09.2023 21:26