Zjarret i lënë vendin shiut, Peleshi: Shmangëm rrezikun, por mund të ketë problem nga përmbytjet

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur në lidhje me situatën e zjarreve në vend dhe bëri me dije se në 24 orët e fundit ka pasur disa vatra aktive, por jo kritike.

Ai tha se janë shmangur zjarret në pemëtari dhe po ashtu u ndal edhe tek situata e përmbytje duke bërë thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë dhe në rast të çdo emergjence të komunikojnë.

“Kemi shmangur zjarret në pemëtari. Në 24 orë ka pasur disa vatra aktive, në Fier e Vlorë. Por gjithashtu zjarr kritik ka qenë zjarri mbi Porto Palermo, pranë Qeparoit që u menaxhua në një kohë të shpejt. Një zjarr tjetër delikat, ishte ai afër Kishës së Laçit. Por tashme kemi patur reshje në veri, dhe mund të ketë dalje nga shtrati të ndonjë përroi, apo përmbytje. I bëj thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për çdo situatë emergjence, dhe më pas bashkive që të jenë të gatshëm”, tha Peleshi.

 


Shtuar 29.08.2023 10:22