Teksa vijon hetimi për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, kryetari i PS në Tiranë Ervin Bushati dha sinjale të qarta se postin e presidentit ta marrë një grua.
Bushati deklaroi gjatë një interviste se ka ardhur koha të vendoset një precedent për të përfaqësuar sipas tij denjësisht shqiptarët.
“Ne jemi të qartë dhe kemi një komision të dytë për të shkarkuar presidentin. Në këtë proces, Shqipëria është një Amerikë e vogël, po t´i referohemi “impeachment-it” atje. Duhet të vendosur një precedent, që ai që do jetë në krye të shtetit, që unë mendoj se duhet të jetë një femër, duhet të përfaqësojë denjësisht shqiptarët. Presidenca ka qenë benzina politike e këtyre zgjedhjeve”, tha Bushati.