Xheloze “e çmendur” për Andin dhe këngëtaren, gjesti i Jasminës në publik bëhet viral (VIDEO)

Pas daljes nga “Përputhen”, Andi dhe Jasmina i dhanë fund njohjes. Sipas ish-konkurrentes, Andi kishte kohë që nuk ishte më i njëjti për shkak të famës dhe vëmendjes dhe gjesti i tij duke e lënë atë vetëm për këngëtaren Diona Fona i “vuri kapakun” marrëdhënies së tyre.

Rrugët e tyre janë ndarë tashmë, por Jasmina vazhdon të bëjë skena xhelozie në publik për Andin. Në festën e përbashkët të “Për’puthen”, ishte një moment kur në sfond u vendos kënga e Diona Fonës, “Sheqer”, ku Andi ishte model në klip.

Në momentin kur po luhej kënga dhe të gjithë po kërcenin, Jasmina shkon pranë DJ-t dhe fik muzikën, duke i lënë të gjithë të habitur e duke i bërë të qeshin me skenën e xhelozisë së saj, siç mund ta shihni në video.


Shtuar 26.05.2021 12:02