Kaos në Rrugën e Kombit, trafiku 10 km i gjatë! Shkaktari, kjo urë që nuk përfundoi kurrë. Shteti hesht, koncensionari merr rregullisht pagesat

Vonesat me ndërtimin e urës që do të lidhë aksin nga Kalimashi në Kukës dhe nga Kukësi për në Morinë ka shkaktuar kaos në Rrugën e Kombit duke sjellë një radhë makinash deri në 11 kilometra.

Ura që duhej të kishte mbaruar para një viti
Ura që duhej të kishte mbaruar para një viti

Radha është shkaktuar në drejtimin Kosovë-Shqipëri ku makinat pasi futen normalisht në Morinë, shkojnë drejt Kukësit ku edhe bllokohen pasi mungon ura.

Kjo e fundit duhej të kishte mbaruar që vitin e kaluar por për arsye që nuk bëhen të ditura as nga Ministria e Infrastrukturës dhe as nga koncensionari, nuk përfundohet dhe punimet shtyhen duke shkaktuar situatën në fjalë.

Ura e vjetër
Ura e vjetër

Sipas kontratës koncenesionare, kompania kishte detyrimin e përfundimit të urës mbi Brenda 5 viteve të para të koncensionit, por ajo nuk ka përfunduar duke shkelur çdo afat ligjor.

Megjitatë, shteti shqiptar vijon të “falë” koncensionarin duke mos i kërkuar llogari për asgjë edhe pse pagesat janë bërë rregullisht prej buxhetit të shtetit në arkën e Albania Highway Concession.

Gjithçka ndodh teksa të gjitha ata që janë të detyruar të presin për orë të tëra për shkak të mugesës së urës, vetëm 5 kilometra më tej duhet të paguajnë tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit, e cila kushton 5 euro, por me kursin e këmbimit të aplikuar nga koncensionari, nëse paguan në Lekë, kushton 660 lekë! /albeu.com