Aksident i rëndë në Divjakë, “Porsche” përfundon në kanal, humb jetën 30-vjeçari, plagoset shoferi (EMRAT)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:45, në fshatin Stravec të Divjakës.

Policia bën me dije se shtetasi  Mariglen Labota, duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi Daniel Sharka, 30 vjeç dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Albeu.com


Shtuar 10.08.2023 20:43