Konflikt i armatosur në Korçë, shpallen në kërkim dy vëllezër (EMRAT)

Një konflikt i armatosur, por pa pasoja në njerëz ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Policia bën me dije se dy vëllezër, Mateo e Dhimitër Dadushi, janë konfliktuar me një person tjetër.

“Më datë 10.08.2023, rreth orës 19:00, shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 8, Korçë, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku ka rezultuar se vëllezërit Dh. D. dhe M. D.,për motive të dobëta ishin konfliktuar me shtetasin F. R”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej vëllezërve, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, sapo kanë konstatuar Policinë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezërit, ka rrethuar zonën dhe vijon ndjekjen me qëllim kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com


Shtuar 10.08.2023 20:39