Nuk e ftojnë për koncerte, Fifi e zhgënjyer nga club-et: Do kisha më shumë lekë…

Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi, u bënë prindër disa muaj më parë, teksa këngëtarja që nga ajo kohë sigurisht i është përkushtuar rritjes së djalit dhe familjes, megjithatë duket se deri më tani, në sezonin veror, ajo priste që të ishte më e zënë me punë, duke marrë parasysh se është edhe sezoni më i ngjeshur për artistët.

Kështu, nëpërmjet disa Insta Story-ve, Fifi ka bërë me dije se edhe pse ishte pregatitur për një sezon të ngarkuar me evente e koncerte në fakt kjo nuk ka ndodhur, teksa falenderon dhe përshëndet të gjithë club-et që nuk e kanë ftuar. Me ironi këngëtarja thotë se nuk është aq “in” në treg, ndërsa po ashtu jep si arsye të mos thirrjes së saj në koncerte, cmimin që ajo kërkon, megjithëse kjo nuk duket problem për artistët e huaj që marrin.

Ndërkohë në një postim tjetër, ndër të tjera ajo shkruan se gjithsesi “i kanë bërë nder” që nuk e kanë ftuar, pasi po shijon rritjen e djalt dhe mbase “do kishte pasur pak më shumë lekë” po të ndodhte ndryshe, po edhe pa to mirë është.


Shtuar 10.08.2023 17:11