26 gushti u propozua nga Mark Zuckerberg si datë për betejën me Elon Musk.
Në mënyrë të veçantë, Mark Zuckerberg në një postim që ka bërë në aplikacionin Threads ka deklaruar se është “gati” për një ndeshje, por siç ka theksuar ai ende nuk ka marrë konfirmimin nga Elon Musk.
Manjatët e mediave sociale kanë shkëmbyer fotografi në internet për javë të tëra që kur Musk sugjeroi se ishte “gati për një luftë në ring” kundër CEO-s të Meta.
Të dielën, Musk kishte shkruar se lufta do të transmetohej drejtpërdrejt në platformën X (ish-Tëitter), por të hënën ai “trazoi ujërat” duke thënë se mund t’i duhej t’i nënshtrohej një operacioni përpara se të ndeshej me Zuckerberg, duke përmendur problemet në qafë dhe shpinën e tij.
Exact date is still in flux. I’m getting an MRI of my neck & upper back tomorrow.
May require surgery before the fight can happen. Will know this week.
— Elon Musk (@elonmusk) August 7, 2023
Në veçanti, Musk ka shkruar në postimin e sotëm se “mund të ketë nevojë për operacion para garës” për shkak të problemeve me qafën dhe shpinën.
Prandaj, data e saktë është “pezull”.
“Unë mund të kem nevojë për operacion para ndeshjes. Do ta zbuloj këtë javë”, ka shkruar Elon Musk.