“Ishte gjithçka gati, por…”, Capital T ndan njoftimin e rëndësishëm pak ditë para koncertit

“Më 11 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë” – Këto ishin të dhënat kryesore për koncertin e Capital T “ Time Capsule”.

Por në moment të fundit diçka ndryshoi!

Ndonëse data dhe gjithçka tjetër ka mbetur e njëjtë, vendndodhja ka ndryshuar.

Me ana të një videoje, Trimi ka treguar se nëpërmjet një telefonate nga “shefi” nuk është lejuar ta zhvillojë koncertin e paralajmëruar në stadiumin e qytetit. Kjo pasi ai nuk ka dëshiruar të rrezikojë ambientet e stadiumit.

Artisti bëri me dije se vendndodhja e re është shumë pranë stadiumit, tek parkingu, në Prishtinë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)


Shtuar 6.08.2023 13:20