Vetëm pak ditë më parë, ishte vetë Luizi ai që na bëri me dije se nëna e tij ishte kthyer nga SHBA dhe se të tre po shijojne disa ditë pushimesh. Panorama Plus ka mësuar nga miqtë e afër të çiftit, se Luizi ka kërkuar që nëna e tij mos të largohet më nga Shqipëria, por të nisë jetesën së bashku me ta.
Aktualisht Luizi është duke jetuar tek shtëpia e Kiarës, ndaj edhe nëna e tij tashmë i është bashkuar atyre në shtëpinë e moderatores. Nga ana tjetër edhe familja e Kiarës është rikthyer për pushime në Shqipëri. Kjo ka bërë që familja e madhe të mblidhet e gjitha, e me atë rast të njihen më mirë.
Tashmë mbetet për tu parë nëse pas pushimeve, nëna e tij do të pranojë ftesën për të qëndruar me të birin, duke hequr dorë nga puna dhe jeta në SHBA, apo do të rikthehet në New York.
Sipas Panorama plus çifti kanë plane për të bërë një fëmijë së shpejti dhe ndihma e nënës së këngëtarit është e domosdoshme.
Nga ana tjetër, Luizi duhet të blejë shtëpinë që prej kohësh po e kërkon, për të pasur mundësinë të nisi një jetë të re me nënën dhe Kiarën. E teksa mamaja e tij ende nuk e ka marrë një vendim, familja e madhe po shijon pushimet me njëri-tjetrin, duke përfituar kështu për t’u njohur më mirë.