Keqpërdorimi i fondeve, OLAF kërkon që Maqedonia e Veriut të kthejë 660 mijë euro

Një projekt i vitit 2015, me vlerë 660.000 euro, për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave (MBPEU), është rasti për të cilin Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) konstatoi parregullsi dhe rekomandoi që shteti t’i kthejë paratë.

Siç informoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikolovski nuk bëhet fjalë për ndonjë kontratë apo çështje lidhur me IPARD-in, por për projektin që është realizuar përmes përkrahjes IPA për MBPEU.

Hetimi tashmë ka përfunduar dhe ka një rast konkret me veprime konkrete ligjore për rastin. Rasti është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike kundër krimit të organizuar, ndërsa MBPEU apelon që rasti të zbardhet plotësisht.

“Kemi një rast të OLAF-it që është përfunduar me rekomandim. Është një projekt i vitit 2015, por që nuk ka të bëjë me IPARD-in, por me mbështetjen IPA të MBPEU për softuer të caktuar për të cilët shteti duhet të kthejë paratë. OLAF ka bërë një procedurë dhe ka konstatuar se ka parregullsi, prandaj rekomandon që shteti t’i kthejë fondet. Lidhur me rastin, në njërën nga seancat e fundit, Qeveria ka marrë vendim sipas të gjitha procedurave dhe lënda është dërguar në Prokurori”, tha Nikollovski.

Ministri thekson se MBPEU kërkon dhe apelon zbardhjen e rastit.


Shtuar 4.08.2023 13:48