Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të zgjasë sanksionet kundër Bjellorusisë, kjo për shkak të mbështetjes që Minsku i ofron agresionit rus kundër Ukrainës.
Blloku evropian tha se objektivi i sanksioneve të reja është të parandalojnë shmangien e sanksioneve të vendosura paraprakisht kundër Rusisë.
Sanksionet e reja përfshijnë ndalesën e eksporteve të disa teknologjive, mallrave ushtarake, armëve të zjarrit dhe municioneve në Bjellorusi.
Që nga nisja e pushtimit, BE-ja ka zbatuar 11 runde të sanksioneve ndaj Rusisë, disa prej të cilave përfshijnë edhe masa kufizuese ndaj Bjellorusisë. Edhe Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.