Kush e vendosi tritolin në Krujë? Merren në pyetje banorët, operacioni “Fijet” çmontoi kamerat e sigurisë

Qyteti i Krujës u trondit nga shpërthimi i një sasie tritoli pas mesnate. Ngjarja ndodhi në rrugën “Zim Zeneli” rreth orës 02:25.

Mësohet se objektiv i sulmit ka qenë dyqani me material ndërtimi në pronësi të shtetasit Ilir Suta. Suta është shprehur për mediat se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe prandaj nuk dyshon te asnjë.

Nga shpërthimi i fortë është hapur një gropë në rrugë, si dhe janë thyer xhamat e disa banesave dhe bizneseve aty pranë.

Sakaq janë marrë në pyetje disa banorë të zonës. Në vendin e ngjarjes mungojnë kamerat e sigurisë, pasi janë hequr nga operacioni “Fijet”, që u shtri në të gjithë vendin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/ 


Shtuar 3.08.2023 11:43