Vrasja e 46-vjeçares, Balla niset për në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është nisur për në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq.

Kujtojmë se 55-vjeçari Gjergj Mullalli vrau gruan e tij dhe më pas e hodhi në një gropë septike.

Sot 55-vjeçari u gjet i vetëvrarë.

Sipas policisë, sapo 55-vjeçari ka konstatuar se ka qenë i rrethuar, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të  Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.

Maliq/Informacion shtesë

Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të  Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.


Shtuar 30.07.2023 11:28