Tjetër tragjedi, vdes 52-vjeçari në plazhin e Tales

Një 52-vjeçar nga Kamza, ka ndërruar jetë në plazhin e Tales në Lezhë. Ai, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë.

Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit./albeu.com


Shtuar 21.07.2023 20:35