Berisha: Keni ndarë paratë publike me krimin. Balluku: Mua nuk më trembi shefi jot Enver Hoxha jo ti, ke frikë të shkosh në SPAK

Seanca plenare e ditës së sotme ëhstë shoqëruar me tone të ashpra dhe akuza të forta mes deputetëve të mazhoracës dhe atyre të opozitës.

Në sallë nuk kanë munguar akuzat e forta nga ana e opozitës duke akuzuar ministrat e qeverisë Rama për korrupsion, duke ju referuar edhe raportit të fundit për ndërprerjen e fondeve të BE për Bujqësinë.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi ministret e qeverisë si të korruptuara, duke theksuar se MInistrja e Bujqësisë dhe zv.kryeministrja kanë ndarë para pulike me krimin.

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila e ka akuzuar Berishën si njeriun që shiti Shqipërinë.

Pjesë nga debati:

Berisha: Reagoi sepse vetë është stërgugale, reagoi vetë sepse ai raport i Kontrollit të Shtetit e nxjerr atë në krye të piramidës së hajnisë. Reagoi se kjo është ministrja që ndan ndërtimet në 2-3 km për të vjedhur në çdo kilometër. Kjo është ministrja që ndërton 22-24 mln euro rrugën.
Të jesh e bindur ti, që fatin e Arben Ahmetajt do të kesh dhe këtu do të jesh. Po bëre mirë që erdhe për të mbrojtur Edi Ramën. Por ti dhe Edi Rama jeni të pambrojtur. Po çfarë është kjo more, ai thotë se kam gjetur 18 miliardë abuzime me qiratë, kjo vjen e bën avokatinë e saj. Po se të djeg ty se edhe ti duhet të kesh vjedhje të tmerrshme edhe me qiratë, ndoshta.
Por kjo është e cituar aty, çfarë do të thotë kjo. Ka ardhur një raport këtu apo jo, ai raport është me shifra, është me miliarda, ai raport flet për 138 miliardë. Po merre e shikoje njëherë, me të gjitha shpërdorimet, të gjitha format.
Po sa është me Tatimet e doganat, më thoni ju mua, është 108 miliardë. Po se e paskam gabim, apo se nuk ju intereson. Po sa është tek pylli orbital, sa janë 1 milionë pemë të Erion Veliajt.

Balluku: Qerat me 1 euro i ke shpikur ti me nismën Shqipëria 1 euro. Madje i vure Shqipërisë një tabelë shitjeje 1 euro. Ti nuk më bën mua asnjëlloj përshtypjeje. Unë i kam mbijetuar shefit tënd, dhe ti nuk më bën përshtypje. Unë jam e mbijetuara e sistemit të Enver Hoxhes ti nuk më bën fare përshtypje. Akuzat çojini në SPAK por ti ke frikë t’i afrohesh.


Shtuar 20.07.2023 16:30