U kap mat duke vjedhur televizorë dhe sendet personale të pushuesve në hotel, arrestoeht hajduti në Livadhja

Një 46 vjeçar nga Saranda është arrestuar për vjedhje. 46 vjeçari Jorgo Kumaraku kishte hyrë gjatë mesnatës në një hotel në Livadhja, ai eshte kapur duke  vjedhur 3 televizorë dhe sende personale të pushuesve, në hotel.

Policia sekuestroi sendet e vjedhura dhe mjetet e përdorura nga autori për të kryer vjedhjen.

Njoftimim i Policise

Policia e Sarandës, e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit tutristik.

Shërbimet e Policisë, gjatë patrullimit në zonat bregdetare, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë parandaluar një rast vjedhjeve në një hotel në Livadhja. Vihet në pranga 46-vjeçari që u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, duke vjedhur 3 televizorë dhe sende personale të pushuesve, në hotel.
Sekuestrohen 3 televizorët dhe mjetet e përdorura nga autori për të kryer vjedhjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, gjatë patrullimit në zonat bregdetare, falë bashkëpunimit me qytetarët e zonës, kanë parandaluar një rast vjedhjeve në një hotel në Livadhja.

Falë ndërhyrjes së Policisë, është kapur në flagrancë, në mesnatë, shtetasi J. K., duke vjedhur në hotel, 3 televizorë dhe sende personale të turistëve të akomoduar në këtë hotel.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 46 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton sërisht ata, që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

/albeu.com/


Shtuar 20.07.2023 11:23