Ministri i ri i Brendëshëm ka mbledhur sot drejtuesit e policisë së shtetit, ku ju ka dhënë udhëzimet e tij.
Taulant Balla tha se nuk do të ketë më feudë dhe bajraqe, dhe u kërkoi drejtorëve të lexojnë brenda 10 ditëve para punonjëse të tyre, kodin etik të punës se policëve.
“Rrahman Rraja me gjestin e dorëzimit të mandatit bëri detyrën e tij, ndërkohë policia e shtetit s’e ka bërë detyren e saj për të ndëshkuar individët. Ajo skenë e shëmtuar në Fushë-Krujë ka një domedhënie me shumë sesa arrestimi i personave të shpallur në kërkim, sepse flet për një skenë të majisur më parë. Policia nuk zgjodhi të zgjidhë ankesat e qytetarëve, por toleroi paligjshëmërinë, Shkaqet e dështimit janë ende aty.
Veshi i shurdhër dhe sy qorr, heshtja me të fortët e lagjes dhe mospërgjigja ndaj ankesave të qyetarëve nuk do të jetë më. Nuk do të ketë më feude dhe bajraqe.
Ju kërkoj sot që kjo luftë të vazhdojë dhe me fort.
Të nderuar drejtues të policisë së shtetit, ka një kod që thotë se drejtuesit nuk mund të ulen në kafe dhe restorante as gjatë punë as pas punë. Jo vetëm kështu nuk ndodh, po shefat frekuentojnë lokale dhe kanë kontakte me persona të papërshtatshëm. U përcillen kriminelevë infirmacione sensitive të punës dhe prishen operacione. Brenda 10 ditësh nga sot, kodi etik i drejtuesve dhe punonjësve të policisë së shtetit do t’i lexohet çdo efektivi të policisë dhe do të vendoset në kornizë. Revolucini digjital duhet të cohet përpara me një ritëm. Komisiariati duhet të marrë rëndësi të parë”, tha Balla.